Sot e nesër, mot me vranësira, reshje të izoluara në veri Gryka e Tujanit, Tiranë

Sot e nesër, mot me vranësira, reshje të izoluara në veri

07:00, 17/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë. 

E Hënë, 17 Maj 2021

Moti do të  jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të izoluara në veri. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       10/22°C

Zona e ulët        12/28°C

Zona bregdetare  14/26 °C

Kosova, e Hënë, dt 17 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22 gradë Celcius.

E Martë, 18 Maj 2021

Moti do të  jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë kostante.  

Temperaturat:

Zona malore       8/23°C

Zona e ulët        8/26°C

Zona bregdetare  12/24 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco