Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

22:57, 15/05/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike. Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit. Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme.

Ju urojmë një fundjavë të mbarë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco