Mbyllet për 30 netë tuneli i Krrabës, ja arsyeja

Mbyllet për 30 netë tuneli i Krrabës, ja arsyeja

21:27, 15/05/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjetet se në përgjatë orëve të natës në 30 ditët në vijim, qarkullimi do të vijojë vetëm me një sens në Kërrabë.

 Kjo pasi përgjatë këtij muaj do të bëhet larja e mureve të tunelit të Kërrabës.

Sipas njoftimit të ARRSH larja e mureve të Tunelit të Kërrabës. Do të fillojnë në datën 16 maj, nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

ARSH njofton se larja do të bëhet gjatë natës, pasi ky aks ka fluks të madh automjetesh.

“ Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një  periudhe  30 ditore. "

Në njoftim thuhet se kur të punohet në njërin tub, në tubin tjetër do qarkullohet.

"Është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e  patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit). "

ARRSH njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se janë marrë masat për zbatimin e planit të miratuar dhe i udhëzon të zbatojnë sinjalistikën./ oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco