Ballkan, periferia me presion të ulët atmosferik sjell mot të paqëndrueshëm në Shqipëri Gryka e Shkopetit (Kurbin) lumi Mat

Ballkan, periferia me presion të ulët atmosferik sjell mot të paqëndrueshëm në Shqipëri

07:00, 14/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik e cila po ndikon mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. 

E Premte, 14 Maj 2021

Moti do të jetë me  vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore       8/18°C

Zona e ulët        8/22°C

Zona bregdetare  11/21 °C

Kosova, e Premte, dt 14 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 20 gradë Celcius.

E Shtunë, 15 Maj 2021

Moti do të mbetet i paqëndrueshëm, do të jetë me  vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me inetsitet të lartë në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       7/17°C

Zona e ulët        11/21°C

Zona bregdetare  13/19 °C/Nga RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco