Sot e nesër, mot i paqëndrueshëm në vendin tonë Mali i Thatë (ana lindore), parku Kombëtar i Prespës, maj 2021

Sot e nesër, mot i paqëndrueshëm në vendin tonë

07:01, 13/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha barike me presion të ulët atmosferik e cila po ndikon mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. 

E enjte, 13 maj 2021

Moti do të jetë  me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në mesditë në zonën Perëndimore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       8/19°C

Zona e ulët        8/23°C

Zona bregdetare  11/22 °C

Kosova, e enjte,  13 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19 gradë Celcius.

E premte, 14 maj 2021

Moti do të mbetet i paqëndrueshëm, do të jetë me  vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi të izoluara . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.  

Temperaturat:

Zona malore       9/18°C

Zona e ulët        11/22°C

Zona bregdetare  13/21 °C/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco