Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e mërkurë

23:20, 11/05/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferikë shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco