FOTO/ Moti i javës që vjen me diell, por të enjten ndryshon ...

FOTO/ Moti i javës që vjen me diell, por të enjten ndryshon ...

19:53, 09/05/2021
A+ Aa A-

Po ju njohim me parashikimin e motit për javën që presim përpara!

Dy ditët e para të javës (Hënë dhe e Martë) parashikohet që moti të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore-malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, kryesisht të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore këto reshje hera-herës në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte deri në orët e mesditës parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh me vranësirat më të theksuara në zonën e veriut dhe qendrës.

Në këto zona deri në orët e mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në veriperëndim deri mesatar në formë shtrëngatash.

Java mbyllet me ditën e Premte e cila parashikohet me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtim bën zona e veriperëndimit e cila deri në orët e mesditës parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Më pas mot i kthjellët.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco