Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Bilanci ditor i Covid/ MSH: 89 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Bilanci ditor i Covid/ MSH: 89 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

16:48, 08/05/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore         89

Të shëruar në 24 orë      873

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                4,516

Testime totale             656,876

Raste pozitive             131,666

Raste të shëruara         116,126

Raste Aktive                 13,129

Humbje jete                  2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11038

Shkodër      341

Fier       327

Korçë   250

Gjirokastër  246

Durrës  231

Vlorë           215

Elbasan       134

Lezhë   101

Berat    90

Dibër   88

Kukës          68

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco