Gjermania heq nga ‘lista e kuqe’ Shqipërinë/ Mjeku: Nuk ka më nevojë për t’u karantinuar dhe test COVID

Gjermania heq nga ‘lista e kuqe’ Shqipërinë/ Mjeku: Nuk ka më nevojë për t’u karantinuar dhe test COVID

20:49, 07/05/2021
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend me rrezik jo të lartë për përhapjen e koronavirusit.


Drilon Çupi, mjeku shqiptar në Gjermani, u shpreh se shqiptarët tashmë nuk kanë nevojë të paraqesin testin COVID dhe as të karantinohen nëse lëvizin drejt Gjermanisë.

“Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID.”, tha ai.
 

Shqipëria prej ditësh ka regjistruar shifra shumë të ulëta të infektimeve, ndërkohë që edhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco