Lajmi i fundit

Federata Daneze qetëson tifozët, deklaratë zyrtare për gjendjen e Eriksen

Babai kërkon ndihmë, e bija prostituohet nga e ëma në Durrës

Babai kërkon ndihmë, e bija prostituohet nga e ëma në Durrës

14:21, 05/05/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë i ftuar Alfredi, një baba i cili është ndarë nga bashkëshortja e tij në 2017, duke e akuzuar se sillte të dashurin e saj gjatë kohës që ai nuk ishte në shtëpi. Madje në raste të tjera, ajo i hidhte valium gjumi.

Pas ndarjes së tyre, kujdestarinë e mori Alfredi ndërsa e ëma nuk u interesua më për to, duke mos i parë kurrë më.

Nga martesa e tyre kishin 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeç, një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç.

Tashmë Alfredi ankohet se prej 5 muajsh vajza e madhe ka shkuar të jetojë tek e ëma e cila e përdor këtë të fundit për prostitucion.

Mirela Milori: Si është raporti me vajzën e madhe?

Alfredi: Vajza e madhe është 19 vjeç për 20 vjeç dhe u rikthye me mamin e vetë, ka 5 muaj.

Mirela Milori: E ëma ku jeton?

Alfredi:Në Fushë-Krujë, 100 metra larg e kam.

Mirela Milori: E ëma jeton vetëm, apo ka martesë tjetër?

Alfredi: Ka martesë tjetër dhe ka një vajzë tjetër.

Mirela Milori: Pse shkoi vajza me të ëmën, u zutë?

Alfredi: Nuk u zumë por i pëlqeu të rrijë me nënë e vetë.

Mirela Milori: Çfarë meraku ke ti që ajo është kthyer tek e ëma?

Alfredi: Unë kam merak se vajza ime ka dalë për punë.

Mirela Milori: Në çfarë kuptimi?

Alfredi: Është tek stacioni i trenit në Durrës. I ka gjetur punë nëna e vetë.

Mirela Milori: Këto i ke me fjalë njerëzish apo ti e di këtë gjë?

Alfredi: E kam parë vetë, kam folur vetë me të e më tha e di vetë, nuk më ka shitur askush, kam dalë vetë.

Mirela Milori: Ke vajtur dhe e ke takuar?

Alfredi: Po. Vëllai nuk pyet më për të, e di të vërtetën dhe thotë që mos e afro më në shtëpi. Një shoku im në Durrës e pa, më tha që qenka vajza jote duke punuar në rrugë dhe ndalon makinat. I thashë shko ma nxirr në telefon, e pyeta dhe më tha e di vetë unë, kam dalë për qejf.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco