Moti: E mërkurë - e enjte, 5 - 6 maj 2021 Ura e Vashës mbi lumin Mat, maj 2021

Moti: E mërkurë - e enjte, 5 - 6 maj 2021

07:01, 05/05/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmofserik dhe masa ajri të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë. 

E Mërkurë, 05 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të pakta në Perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       10/22°C

Zona e ulët         11/24°C

Zona bregdetare  13/23 °C

Kosova, e Mërkurë, dt 05 Maj 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 22 gradë Celcius.

E Enjte, 06 Maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje të izoluara në zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jene me rritje.  

Temperaturat:

Zona malore       8/23°C

Zona e ulët         10/26°C

Zona bregdetare  12/24 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco