Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e enjte

23:31, 21/04/2021
A+ Aa A-

Për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë mot me diell e vranësira kalimtare deri në orët e mesditës. Më tej vranësirat vijnë drejt dendësimit.

Në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në pjesën më të madhe të vendit dhe gradualisht me kalimin e orëve reshjet fitojnë intensitet deri mesatar, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në zonën e qendrës dhe atë të veriut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryrë me drejtim juglindje - jugperëndim e lehtë, e në bregdet e vrullshme deri në 15m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 15°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 17°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco