Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

23:12, 19/04/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara!

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell por gjithashtu edhe ditët apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe kjo javë që prësim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër. Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco