Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Zbulohen komentet pikante të patronazhistëve, nga legalizimet tek Jehovaji

Zbulohen komentet pikante të patronazhistëve, nga legalizimet tek Jehovaji

11:30, 17/04/2021
A+ Aa A-

Padyshim që kryefjalë e diskutimeve dhe debateve politike ka qenë përdorimi dhe publikimi i të dhënave personale për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një data-base me emra të zgjedhësve nga Partia Socialiste, që solli përplasje, akuza dhe kundërpërgjigje mes palëve politike.

Duke kontrolluar këtë database, bien në sy edhe komentet e patronazhistëve, të cilët kanë bërë disa shënime.

Përveç, keqpërdorimit të të dhënave personale si numri i ID, nr. i telefonit apo edhe numrit të banesës ku jetojnë si dhe vendit të punës, duket se patronazhistët komente, ku disa janë edhe specifike.

“BalkanWeb” ka siguruar disa prej këtyre komenteve pikante, ku renditen edhe arsyet që i ndajnë votuesit sipas partive.

Mes këtyre arsyeve se pse qytetarët zgjedhin të mos votojnë PS-në apo të mos paraqiten fare më 25 prill janë të ndryshme, që nga feja apo deri tek kërkesat për një vend pune apo deri tek legalizimi i banesës dhe rindërtimi i saj. Një prej këtyre komenteve pikante është dhe shënimi i një patronazhisti; “nuk votojnë janë me Jehovain” apo dhe “Nëse më legalizohet banesa do të votojë PS”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/04/2021 11:52

KY ESHTE DISKREDITIMI ME I ULET, DEMASKIMI DHE POSHTERSIA ME E MADHE E RILINDASVE PAS ASAJ TE PPSH SE PARA VITEVE 1990! HAPJA E KETYRE MESAZHEVE TE RILINDASVE TE PERIUDHES 2013-2021 ESHTE ME DISKREDITUESE SE SA E DOSJEVE TE SPIUNEVE DHE BASHKEPUNETOREVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT GJATE PERIUDHES SE REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE! KETA PATRONAZHISTE SPIUNE TE RILINDJES JANE PJELLA ME E POSHTER, DEGRADIMI ME I KALBUR DHE SHPIKJA ME E NDYRE E SATRAPIT TE SURRELIT DHE LALI PLEH FIKUT TE BASHKISE!!! KRIJIMI I GRUPEVE TE SPIUNAZHIT, KRIJIMI STRUKTURAVE PARALE ME INSTITUCIONET E SHTETIT DHE PAGESA E TYRE NGA BUXHETI I SHTETIT PER QELLIMET E MBAJTJES NEN SUNDIM TE PUSHTETIT ESHTE NJE VEPER E RENDE PENALE DHE KRIMINALE ANTI SHTETERORE DHE ANTIKUSHTETUESE QE MERITON NJE DENIM TE RENDE LIGJOR DHE NJE NDESHKRIM SHEMBULLOR MORAL DHE SHOQEROR!!! TURP PER MASKARENJTE E RILINDJES! PJELLA ME ENDYRE E KOMBIT TONE!

Shto koment

Denonco