Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fundjavë me vranësira dhe reshje shiu Shkoder, prill 2021

Fundjavë me vranësira dhe reshje shiu

06:46, 17/04/2021
A+ Aa A-

Shqipëria përgjatë kësaj fundjave parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku do të mbajë mot me kthjellime, vranësira, reshje shiu dhe bore në zonat malore.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat malore priten reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 16 °C.

Mot me vranësira dhe reshje shiu do të mbajë përgjatë paradites së ditës së diel, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 15 °C./Motilokal.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco