Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ftohta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.
E premte, 16 prill 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu pasdite në Jug dhe Jug-lindje`. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur.
Temperaturat:
Zona malore -1/13°C
Zona e ulët 2/18°C
Zona bregdetare 5/17 °C
Zona bregdetare 6/17 °C
Kosova, e premte, 16 prill 2021
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.
E shtunë, 17 prill 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të përqëndruara në zonën Veri-Perëndimore`. Në verilindje do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.
Temperaturat:
Zona malore 2/9°C
Zona e ulët 6/17°C
Zona bregdetare 8/17 °C/RTSH
© SYRI.net