Denoncimi i qytetarit: Mi kanë shkulur shtyllat elektrike dhe nuk kam drita vetëm se jam demokrat

Denoncimi i qytetarit: Mi kanë shkulur shtyllat elektrike dhe nuk kam drita vetëm se jam demokrat

14:08, 14/04/2021
A+ Aa A-

Një qytetar i Vuat të Dejës  ka shprehur shqetësim e tij, pasi ka më shumë se një muaj që nuk ka drita.

Atij i janë shkulur tre shtyllat e energjisë elektrike të vendosura nga ai dy vjet më parë.

Sipas qytetarit, ai i ka vendosur këto shtylla konform ligjit dhe me miratimin e drejtorit të zonës.

Denoncimi i qytetarit:

Kam një shqetësim që më ka krijuar Bashkia. Më janë shkulur tre shtylla elektrike që janë vendosur dy vjet më parë. Më janë shkulur në mënyrë të padrejtë. Ja ku është bazamenti i shtyllës jashtë asfaltit, janë dhe dy të tjera. Që prej një muaji jam pa drita. Drejtori i zonës më thotë që unë nuk kam dhënë urdhër , kryetari i bashkisë thotë që unë nuk kam dhënë urdhër. Gjergj Dodani që është komandat i policisë bashkiake , është ai që e ka marrë përsipër këtë punë me i shkul dhe thotë: Më ka dhënë urdhër drejtori.

Por që të tre i hajnë fjalët e veta. Unë nuk i kam vendosur me dëshirën time. Kam marrë leje tek drejtori i mëparshëm i elektrikut , Gëzim Lahi që është sot në vend tjetër me detyrë, kanë ardhur dhe e kanë parë terrenin dhe më kanë thënë: Bleji dhe vendosi vetë shtyllat këtu, më kanë caktuar vendin, i kam vendosur me urdhër, nuk i ka vendosur vetë. I kam vendosur shtyllat, telat i ka sjellur elektriku , punonjësit i ka sjellur elektriku,  kurse tani janë shkulur. Pra kjo histori është bërë për inate personale, thjesht se unë jam demokrat, pra janë shkulur me tedencë. Prandaj unë kërkoj të drejtën , unë kam bërë kontratën, kam paguar rregullisht faturën e energjisë elektrike. Drita nuk kam. Kërkoj që këtij problemi tim t’i jepet zgjidhje.Unë jam pa drita sot. Po këtu shkelen Drejtat e Njeriut me të dyja këmbët. Asnjeri nuk të jep përgjigje. Kërkoj vetëm drejtësi, dua dritat sepse unë i paguaj lekët shtetit.Kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco