E shtunë normale në Rinas, ja 18 fluturimet e konfirmuara këtë të shtunë

E shtunë normale në Rinas, ja 18 fluturimet e konfirmuara këtë të shtunë

11:40, 10/04/2021
A+ Aa A-

Pas “rebelimit” 48 orësh që ndodhi nga ana e kontrollorëve ajrorë në aeroportin e Rinasit, të cilit kishin një vit që nuk dëgjoheshin nga institucionet, situata e fluturimeve duket se i është kthyer normalitetit.

Kontrollorët turq dhe grekë janë larguar dhe kullën e kontrollit e kanë rimarë nën drejtim, specialistët shqiptarë të cilët i janë rikthyer punës.

Për këtë të shtunë, Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara janë këto:?

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

TIA u bën thirrje të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

Sipas njoftimit lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco