FOTO/ Protesta kundër vrasjes së qenve: Të mbyllet 'spitali i vdekjes', të dënohen vrasësit e 14 mijë qenve

FOTO/ Protesta kundër vrasjes së qenve: Të mbyllet 'spitali i vdekjes', të dënohen vrasësit e 14 mijë qenve

13:24, 09/04/2021
A+ Aa A-

Pas videos virale nga Kashari, ku punonjës të Bashkisë morën zvarrë qentë endacakë për t'i çuar në 'spitalin e vdekjes', qytetarët kanë mbajtur disa protesta të njëpasnjëshme, nën thirrjen “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve”.

Ndonëse qytetarët nuk janë dorëzuar, duke kërkuar një transparencë për qentë e rrëmbyer, dhe duke parashtuar një sërë kërkesash minimale para Bashkisë Tiranë, e cila në vetëm 7 vite mori 1 miliardë lekë për qentë e rrugës, ato nuk kanë marrrë akoma asnjë zgjidhje apo dritë jeshile në rrugetimin e nisur, duke u injoruar kështu nga insitucionet përkatëse.

Si pasojë, ato janë mbledhur përsëri para Bashkisë ditën e sotme në orën 12:00.

Në protestën e sotme, protestuesit ndër të tjera, premtojnë se nuk do të tërhiqen nga protestat deri sa të marrin një përgjigje për fatin e katër putroshëve dhe një zgjidhje për qindra të tjerët që ndodhen rrugëve.

Gjithashtu, ato kërkojnë hapjen e një strehe dhe mbylljen e spitalit me sekuestro, që të hetohet për veprimtarinë  e tij të paligjshme, injektimin e acdidit klohridrik në zemër tek  qentë e rrugës, bashkë me arrestimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këtë plan mizerabël nga ana e institucionit të Bashkisë Tiranë.

Foto nga protesta: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco