VIDEO/ Protesta kundër vrasjes së qenve, qytetarët para Bashkisë: Ku janë 970 milion lekët e fondit

VIDEO/ Protesta kundër vrasjes së qenve, qytetarët para Bashkisë: Ku janë 970 milion lekët e fondit

12:43, 05/04/2021
A+ Aa A-

Videoja virale nga Kashari pak ditë më parë, ku qentë tërhiqeshin zvarrë nga punonjësit e Bashkisë për t’u dërguar në ‘spitalin e vdekjes’ ku u injektohej acid Klohridirk në zemër, shkaktoi një reagim të fortë tek qytetarët.

Një dit pas videos virale ata u grumbullan para Bashkisë duke kërkuar transparencë për të gjithë qentë e marrë nga Bashkia të cilët nuk u kthyen më kurrë në zonën ku u morën, me pretendimin e 'shërbimeve veterinare'.

Protesta vijoi dhe të shtunën, ndërkohë që ajo po mbahet edhe ditën e sotme para Bashksië, ku një numër i madh qytetarësh janë mbledhur nën sloganin ‘Stop rrëmbimit dhe vrasjes së Kafshëve’.

Ndër të tjera, ato kërkojnë shpjegim për shifrën e kripur prej 270 milion lekësh, e nxjerrë si fond nga Bashkia gjatë vitit 2020 për qentë e rrugës, para të vjedhura nga taksat e qytetarëve për një punë që nuk është bërë.

Por jo vetëm kaq, pasi nga viti 2016-2020 Bashkia 'shpenzoi' plot 971 milionë lekë për qentë e rrugës, shumë për të cilën protestuesit kërkojnë po ashtu përgjigje.

Kujtojmë, se kjo është një histori e përsëritur, pasi prej kohësh në rrjet qarkullojnë video dhe foto të eliminimit të qenve të rrugës nga Bashkia, si rruga më e shkurtër e zgjedhur nga ky institucion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco