Protestuesit zhvendosen në Kombinat para 'spitalit' të qenve, përplasen me forcat policore: 'Është pronë private'

Protestuesit zhvendosen në Kombinat para 'spitalit' të qenve, përplasen me forcat policore: 'Është pronë private'

13:52, 02/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme virale në rrjet u bë një video që tregonte shumë nga realiteti i hidhur i keqtrajtimit të kafshëve në Shqipëri.

Videoja e radhës vinte nga Kashari, ku qentë tërhiqeshin zvarrë nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, për tu ngarkuar në kamionin që do t'i çonte drejt vdekjes.

Ditën e sotme në orën 11:00 ka nisur një protestë e organizuar nga “Animal Rescue Albania” para Bashkisë së Tiranës, nën nismën ‘Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve’ ku njerëz kafshëdashës, aktivistë dhe vullnetarë janë mbledhur duke ngritur zërin mbi këtë fakt i cili është shndërruar tashmë në një zakon, pasi aplikohet prej kohësh.

Sipas protestuesve qentë zhduken çdo ditë, ata ngarkohen në kamione dhe dërgohen në spitalin ku u injektohet në zemër acid klohridrik, që i ngordh ato brenda pak minutash.

Protesta është përshkallëzuar dhe protestuesit janë zhvendosur në Kombinat, ku ndodhet dhe klinika apo nëse mund të quhet një ‘spital’, i cili është dhe vendstacioni i fundit në jetën e qenve të rrugës, pasi sipas protestuesve aty ju injektohet acid kohridrik për të pushuar zemrën e tyre.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtetsës e cila mban dhe emrin e Bashkisë, por pa mundur të futen brenda, pasi ndalohen nga forcat policore, duke pretenduar se kjo është një pronë private dhe jo shtetërore.

Ato ndër të tjera paralajmërojnë se do të hapin derën me forcë nëse kjo gjë nuk bëhet nga institucioni, duke mos kuptuar kështu arsyen se pse institucioni nuk është transparent dhe nuk lejon hyrjen e disa nga e protestuesve për të parë gjendjen e qenve brenda  ‘spitalit që vret’.  

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco