'Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve'/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

'Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve'/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

11:46, 02/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme virale në rrjet u bë një video që tregontE shumë nga realiteti i hidhur i keqtrajtimit të kafshëve në Shqipëri.

Videoja e radhës vinte nga Kashari, ku qentë tërhiqeshin zvarrë nga punonjësit e Bashkisë Tiranë, për tu ngarkuar në kamionin që do ti çonte drejt vdekjes.

Ditën e sotme në orën 11:00 ka nisur një protestë e organizuar nga “Animal Rescue Albania” para Bashkisë së Tiranës, nën nismën ‘Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve’ ku njerëz kafshëdashës, aktivistë dhe vullnetarë janë mbledhur duke ngritur zërin mbi këtë fakt i cili është shndërruar tashmë në një zakon, pasi aplikohet prej kohësh.

Sipas protestuesve qentë zhduken çdo ditë, ata ngarkohen në kamione  dhe dërgohen në spitalin ku u injektohet në zemër acid klohridrik, që i ngordh ato brenda pak minutash.

Ndër të tjera, protestuesit ngrejnë zërin për një plan të standartevve evropiane si për strehimin dhe si për sterilizimin e tyre, por mbi të gjitha kërkojnë transparencë, pasi nuk besojnë apsak tek instiutcionet përkatëse.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco