Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Keni plane për fundjavën? Bëni mirë ti hidhni një sy parashikimit të motit

Keni plane për fundjavën? Bëni mirë ti hidhni një sy parashikimit të motit

11:02, 02/04/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ndryshim i menjëhershëm ndodh me motin këtë fundjavë.

Të shtunën e deri mesditën e së dielës do të mbizotërojë moti i vranët.

Më tej nisin kthjellimet.

Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër.

Lokalisht stuhi shoqëruar me breshër.

Në mbrëmje reshjet e shiut përfshijnë dhe jugun por me intensitet të ulët.

Që prej orëve të para të ditës së diel reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë veriun, qendrën e bregdetin.

Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit deri në orët e paradites në alpe, verilindje e lindje deri 900m.

Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.

Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëheshme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco