FOTO/ Ju ka marrë malli për Bobi 'fierakun'? Ai është aq i lumtur

FOTO/ Ju ka marrë malli për Bobi 'fierakun'? Ai është aq i lumtur

09:32, 02/04/2021
A+ Aa A-

Ju ka marrë malli për Bobi "fierakun"? Bobi është i lumtur dhe fle në hamakun e tij në Holandë.

Qendra Felida njoftoi se "Bobi kishte një jetë të vështirë në kopshtin zoologjik të njohur si "kopshti zoologjik më i keq i Evropës", Safari Park Zoo Fier në Shqipëri.  Hunda e tij e përplasur është një kujtesë e trishtë e asaj vuajtjeje. Ai ishte vërtet i sëmurë kur e shpëtuam dhe u shqetësuam shumë për shëndetin dhe shërimin e tij. Por falë kujdesit intensiv dhe dashurisë që ai merr në FELIDA Big Cat Sanctuary, ai u bë shumë më i mirë.

Këtë dimër ai ishte shumë i qetë, ditët e ftohta ai preferoi t'i kalonte brenda në platformën e tij të nxehtë, por tani ai po shijon ca kohë për t'u çlodhur në hamakun e tij.
Na mbush zemrat me gëzim kur e shohim kaq të lumtur!"

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco