Pamje të trishta nga Kashari: Qentë endacak ngarkohen në kamion për t'u vrarë nga Bashkia

Pamje të trishta nga Kashari: Qentë endacak ngarkohen në kamion për t'u vrarë nga Bashkia

14:02, 01/04/2021
A+ Aa A-

Duket se kafshët në Shqipëri armik më të madh kanë vetë njeriun.

Prej kohësh jemi ndeshur me video dhe foto të shkëputura nga dhunimi dhe keqtratjimi i tyre deri në ngordhje nga dora e njeriut.

Këtë herë, është Bashkia e Tiranës ajo që duket se është shqetësuar nga prania e qenve endacakë, dhe duke mos gjetur dot një zgjidhje alternative, ka vendosur t’i flijojë ato.

Videoja e dhimbshme e radhës, është publikuar në faqen 'Animal Rescue Albania' në Facebook dhe Instagram,  dhe vjen nga Kashari.

Në video, duken qartë pamjet ku qentë tërhiqen zvarrë për t'u dërguar në kamion e më pas për tu çuar në vendin e ekzekutimit.

'Animal Rescue Albania' gjithashtu shkruan se Bashkia e Tiranës pasi i dërgon qentë në 'spitalin i vdekjes', i ngordh ato, duke ju injektuar acid klohridrik në zemër.

Madje, faqja shkruan se një vajzë vullnetare është përpjekur t'a ndalojë këtë krim por është përballur me dhunën e punonjësve të Bashkisë.

Ja postimi i plotë i faqes:

Përsëritet çdo ditë të javës dhe çdo javë të vitit.

Ata i marrin zvarrë si në këtë video, i hedhin mbi kamion, i çojnë tek spitali i vdekjes dhe i vrasin pa mëshirë me acid klohridrik në zemër.

Kjo pamje përsëritet çdo ditë dhe çdo ditë pa u ndalur para asgjëje.

Ata janë arrogant, na fyejnë, na shajnë, na tallin, na kërcënojnjë.

Ata janë të tille sepse një palo Kryebashkiak turp i këtij qyteti i ka dhënë zemer dhe pushtet INJORANCËS.

Erion Veliaj quhet mendja dhe dora e vrasjes dhe shfarosjes së qenve në Tiranë.

Ai do të sillet vërdallë këto kohë për të kërkuar votën tuaj, per t’ju buzëqeshur me perbuzje, duke ju mashtruar siç di të bëjë të vetmen gjë.

BËRTITINI NË FYTYRE këtij të pabesi.

Sot janë marre me forcë qentë e një lagjeje në Kashar. Sipas vajzave vullnetare ishin të sterilizuar dhe të vaksinuar. Ata do të vriten në fundjavë dhe askush nuk do marrë vesh më për ta.

Një vajzë shtatzanë në muajin e 9 ka tentuar ti ndalë, por është përballur me forcën dhe arrogancën e disa “injorantëve” që përfaqësojne institucionin e bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco