Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

22:55, 31/03/2021
A+ Aa A-

Edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë dhe masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në orët e mesditës

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë. 

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 4°C deri në 20°C

zonat e ulëta 4°C deri në 24°C

zonat bregdetare 8°C deri në 23°C

Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco