SHMU: Si pritet të jetë moti në pesë ditët që vijnë Kalaja e Paleokastrës në Gjirokastër

SHMU: Si pritet të jetë moti në pesë ditët që vijnë

12:43, 28/03/2021
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë në mesditë, parashikimin e motit për javën që po vjen.

Sipas SHMU, të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo javë pritet të na dhurojë ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës.

Sëc u theksua edhe më lart, dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Java mbyllet me ditën e premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash.

Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco