Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e diel

23:10, 27/03/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditë e bukur pranverore po mbizotëron në vend. Situatë e njëjtë parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje. Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 19°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C

Ju urojmë një fundjavë të bukur!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco