Tërmeti i fuqishëm godet Adriatikun, ja ku u ndjenë lëkundjet

Tërmeti i fuqishëm godet Adriatikun, ja ku u ndjenë lëkundjet

15:42, 27/03/2021
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë pasdite zonën e Adriatikur.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e lëkundjeve ishte 63 km nga Vieste në Provincën e Foggia-s në Itali.

Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në Kroaci.

Thellësia e vatrës ishte 10 km, ndërsa nuk duket që të ketë paralajmërim për ndonjë cunami të mundshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, lëkundje sizmike janë ndjerë edhe në Kavajë.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitutë 3.4 të shkallës Rihter, me një thellësi 2 km dhe ndjeshmëria ka qenë e lehtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco