Stina e pranverës po 'troket', ja si parashikohet moti ditën e diel

Stina e pranverës po 'troket', ja si parashikohet moti ditën e diel

13:38, 27/03/2021
A+ Aa A-

Pas temperatura të ulta dhe reshjeve të dëborës dhe shiut që mbizotëruan në vendin tonë, stina e pranverës po troket.

Sipas SHMU ditën e nesërme (28 mars) moti do të jetë i kthjelltë dhe temperaturat  do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditë e bukur pranverore po mbizotëron në vend.

Situatë e njëjtë parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.

Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 20°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco