Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

23:11, 26/03/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Gjatë këtyre ditëve në vijim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Dita e Shtunë parashikohet me mot të kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco