Specialisja e ISHP në SYRI TV: Vaksina kineze nuk është certifikuar nga EMA dhe OBSH

Specialisja e ISHP në SYRI TV: Vaksina kineze nuk është certifikuar nga EMA dhe OBSH

16:55, 26/03/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me gazetaren Armela Ferko, drejtuesja e Programit Kombetar te Vaksinimit, Erinda Nelaj ka pranuar që vaksina kineze ‘Sinovac’ me të cilët do të vaksinohen shqiptarët nga e diela në vazhdim nuk është e certifikuar nga EMA (Enti Rregullator Europian i Medikamenteve dhe nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

‘Normalisht vaksinimi do të fillojë këtë të dielë me këtë vaksinë. Me Phizer po vazhdojmë me dozat e dyta kush ka marrë të parën. Me Astra Zenecën e kemi shpërndarë të gjithën dhe po vaksinohen arsimtarë, pedagogë dhe paralelisht mosha mbi 80 vjeç.

Ndërsa me këtë vaksinë që kemi marrë do vaksinojmë ata që janë mosha 70 vjeç, plus.

Normalisht unë do të doja që të merrja një aprovim nga EMA, por duhet të kesh një synim për të aplikuar aty.

Ne kemi marrë vaksina gripi kineze dhe kanë funksionuar shumë mirë dhe që janë aprovuar nga entet e tyre rregullatore.

Kjo është një vaksinë që po përdoret nga 22 vende të tjera.

Jo më kot e përmenda vaksinën e gripit sepse edhe kjo vaksinë është e ngjashme.

Është një vaksinë që ka të aktivuar brenda një antivirus. Garancia që ofrojmë është enti rregullator i tyre.

Normalisht rezultatet e tyre janë publikuar edhe më herët.

Kur merret një vendim për të futur një vaksinë vlerësohet çdo informacion, nga grupi i ekspertëve tanë dhe që diskuton çdo lloj vaksine.

Po kështu kemi diskuatuar edhe vaksinat e përparme. Kjo vaksinë ëshët diskutuar nga ekspertë të komitetit.

Si vaksina kineze dhe ruse kanë aplikuar për të marrë certifikatën te OBSH.

Normalisht OBSH nuk thotë që të duhet apo jo.

OBSH nuk të flet për një vaksinë që nuk ka kaluar fazat e kontrollit.

Nëse kompania SINOVAC do ta çertifikojë te EMA është në tagrin e saj.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco