Nis rritja e temperaturave, moti sot dhe nesër

Nis rritja e temperaturave, moti sot dhe nesër

06:43, 25/03/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në Europën qëndrore i cili do të ndikojë edhe vendin tonë gjatë ditëve në vijim temperatrua të larta.

E enjte, 25 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore -3/9

Zona e ulët -1/15

Zona bregdetare 4/15 gradë Celcius.

Kosova, e enjte, 25 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -7 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8 gradë Celcius.

E premte, 26 mars 2021

Moti do të vijojë me diell përgjatë zonës perëndimore,  vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -1/12

Zona e ulët 3/16

Zona bregdetare 5/15 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco