Moti të mërkurën dhe të enjten në Shqipëri

Moti të mërkurën dhe të enjten në Shqipëri

06:28, 24/03/2021
A+ Aa A-

E mërkurë, 24 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.

Temperaturat:

Zona malore -4/7

Zona e ulët 2/13

Zona bregdetare 5/14 gradë Celcius.

Kosova, e mërkurë, 24 mrs 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe dhe reshje të pakta bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -3 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 7 gradë Celcius.

E enjte, 25 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore -2/9

Zona e ulët 0/15

Zona bregdetare 3/15 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco