Teqeja e Ali Postivanit në Përmet, Ditën e Sulltan Nevruzit

Teqeja e Ali Postivanit në Përmet, Ditën e Sulltan Nevruzit

14:24, 22/03/2021
A+ Aa A-

Përmet - Pamje nga Teqeja e Ali Postivanit në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangëlli" me rastin e Sulltan Nevruzit. 

Ngrihet mbi një kodër të bukur mbi fshatin Alipostivan, në një pikë dominuese prej nga shikon si në pëllëmbë të dorës luginën e Vjosës.

Teqeja është ndërtuar për herë të parë nga Baba Aliu në vitin 1857, në nder të të cilit mban edhe emrin. Teqeja, 2 Tyrbet dhe ambientet e tjera, lidhen me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë prej betoni dhe përreth tyre janë ngritur tarraca të mbjella me drurë të ndryshëm frutorë.

Ndërtesat e saja janë të bardha, konturet me jeshile dhe kupolat e tyre ndrijnë si dielli. Në krahun e majtë të portës kryesore është ndërtuar hoteli i cili shërben për akomodimin e besimtarëve dhe vizitorëve të ndryshëm.

Ansambli i mrekullueshëm i Teqesë, përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët Bektashianë, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore për vizitorët vendas dhe të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco