FOTO/ Ditë dimërore, ja si do të jetë moti për të hënën

FOTO/ Ditë dimërore, ja si do të jetë moti për të hënën

23:08, 21/03/2021
A+ Aa A-

Ditë dimri po përjeton vendi me reshje shiu dhe dëbore si për të na treguar që duhet të qëndrojmë në vatrën e ngrohtë familjare.

Situata do të mbetet e njëjtë deri mesditën e së hënës ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore deri në kuotat kodrinore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat deri mesatare.

Mjegulla e mjegullina në lugina do të jetë prezente gjatë orëve të mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit.

Temperaturat do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit si më poshtë vijon, duke sjellë ngrica në të gjitha zonat malore më së shumti në zonat e mbuluara me dëborë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco