Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte

23:14, 18/03/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditën e premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshjet e izoluara të shiut gjatë mesditës me intensitet të ulët do të përfshijnë veriun dhe qendrën e vendit. Dëborë e dobët parashikohet në lartësitë mbi 800m në veri. Era parashikohet të fryjë verilindje-perëndim e lehtë e hera-herës mesatatre kryesisht përgjatë vijës bregdetare.Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 9°C

zonat e ulëta 1°C deri në 14°C

zonat bregdetare 3°C deri në 14°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco