Moti të enjten dhe të premten në vendin tonë Prizren, mars 2021

Moti të enjten dhe të premten në vendin tonë

06:13, 18/03/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër në lindje e cila po kushtëzon mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E enjte, 18 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.  Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore -2/7

Zona e ulët 2/14

Zona bregdetare 6/13 gradë Celcius.

Kosova, e enjte, 18 mars 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe bore të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 9 gradë Celcius.

E premte, 19 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendrua .  Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat:

Zona malore -2/8

Zona e ulët 0/14

Zona bregdetare 6/14 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco