Vazhdon rënia e temperaturave të martën dhe të mërkurën, borë në lindje të vendit Kukës, mars 2021

Vazhdon rënia e temperaturave të martën dhe të mërkurën, borë në lindje të vendit

06:27, 16/03/2021
A+ Aa A-

Moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën perëndimore të pasuara nga reshje të izoluara shiu, ndërsa në lindje do të ketë reshje bore në orët e para të mëngjesit. 

Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi deri në 8- 12 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:

Zona malore -2/6

Zona e ulët 3/15

Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius.

Kosova, e martë, 16 mars 2021: 

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje  bore. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 0 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8 gradë Celcius.

E mërkurë, 17 mars 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të pakta dhe reshje bore në zonat verilindore dhe juglindore.

Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi deri në 10- 15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.

Temperaturat do të jenë të ulëta.

Temperaturat:

Zona malore -2/7

Zona e ulët 5/14

Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco