Vaksinohet jashtë radhe Mira Meksi: Miqtë e mi, ju jam përjetësisht mirënjohës

Vaksinohet jashtë radhe Mira Meksi: Miqtë e mi, ju jam përjetësisht mirënjohës

14:05, 02/03/2021
A+ Aa A-

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Mira Meksi nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ndodhet e izoluar në shtëpi dhe në pritje të vaksinës anti-covid, një vaksinë që duhet ta bëjë sa më parë sepse i duhet të niset menjëherë në Francë për terapinë që ajo vazhdon pas një operacioni të vështirë që ka bërë në Mars të vitit të kaluar në Paris.

Kjo ka bërë që kolegë dhe të afërm të saj të ngrenë zërin për t’i mundësuar asaj kurim të menjëhershëm.

Menjëherë pas këtij apeli Mira Meksit i është mundësuar vaksina anti-Covdi jashtë radhe dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, dashamires, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit! ‘shkruan ndër të tjera shkrimtarja.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco