Moti të martën dhe të mërkurën, me luhatje temperaturash Liqeni i Shkodrës, 2021

Moti të martën dhe të mërkurën, me luhatje temperaturash

07:00, 02/03/2021
A+ Aa A-

Presioni i lartë atmosferik  vijon të jetë aktiv në Europën veri-lindore duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë .

E Martë, 02 Mars 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat:

Zona malore -1/12

Zona e ulët 2/17

Zona bregdetare 6/18 gradë Celcius.

Kosova, e Martë, dt 02 Mars 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 12 gradë Celcius.

E Mërkurë, 03 Mars 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore 1/15

Zona e ulët 3/21

Zona bregdetare 7/19 gradë Celcius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco