FOTO/ 30 vjet më parë shkoi në Itali, sot është mjek që lufton kundër Covid-19

FOTO/ 30 vjet më parë shkoi në Itali, sot është mjek që lufton kundër Covid-19

14:08, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ishte midis 24 mijë personave që zbarkuan në masë në Brindisi nga Shqipëria 30 vjet më parë, më 7 mars 1991. Kur mbërriti në Itali ishte 35 vjeç dhe i diplomuar në mjekësi, por në aty iu desh të ribënte gjithçka dhe sot është në shërbimin e urgjencës në qytetin që e priti në moshë të re, në vijën e parë kundër Covidit.

Pjerin Gjoni, nga Durrës, nuk do të mungojë në ceremoninë për 30-vjetorin e eksodit shqiptar, e cila do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 7 mars.

‘Ishte zgjedhja ime të qëndroja këtu, për t’ia shpërblyer Italisë, Brindisit, atë që kanë bërë për mua, për popullin tim’, thotë Pjerini.

Ai e mban mend mirë atë kohë: ‘Dritat e qytetit qëndruan ndezur për tri ditë e tri net, njerëzit na pritën në shtëpitë e tyre, unë isha mysafir për një muaj të tërë’. Sot vesh këmishën e bardhë, pajisjet e mbrojtjen personale, dhe iu ofron ndihmë të tjerëve. ‘Është një mënyrë për t’i kthyer sadopak një populli që ka dhënë shumë, që meriton të vihet në piedestal për solidaritetin e tij’.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco