Moti sot dhe nesër, në 2 ditët e parë të marsit

Moti sot dhe nesër, në 2 ditët e parë të marsit

07:46, 01/03/2021
A+ Aa A-

Presioni i lartë atmosferik  vijon të jetë aktiv në kontinentin Europian duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e pranverës. 

E hënë, 1 mars 2021

Fillimi i muajit , moti do të jetë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë.  Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 1/13

Zona e ulët 3/20

Zona bregdetare 8/18 gradë Celcius.

Kosova, e hënë, dt 1 mars 2021

Moti do të jetë me mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 11 gradë Celcius.

E martë, 2 mars 2021

Moti do të jetë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në tv dyja vlerat.

Temperaturat:

Zona malore -1/12

Zona e ulët 2/17

Zona bregdetare 6/18 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco