ARRSH iu bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këto akse për shkak të mjegullës

ARRSH iu bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në këto akse për shkak të mjegullës

10:05, 27/02/2021
A+ Aa A-

Për shkak të mjegullës Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këto akse për shkak të prezencës së madhe të mjegullës.

Statusi

Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco