Si po kontribuon Jumbo Albania për fëmijët e programit ‘Tungjatjeta...jetë’

Si po kontribuon Jumbo Albania për fëmijët e programit ‘Tungjatjeta...jetë’

13:56, 24/02/2021
A+ Aa A-

Jumbo Albania, në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse World Vision, përgjatë vitit 2020 kanë ndihmuar 123 fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe kanë ofruar 151 seanca terapie të specializuara.

Kjo është realizuar nëpërmjet 17 kutive të dhurimit të vendosura në dyqanet e JUMBO në qendrat tregtare TEG dhe QTU. Në këto dyqane, pranë çdo kase ofrohet mundësia që qytetarët të dhurojnë fonde në mbështetje të Programit “Tungjatjeta”.

Të ardhurat e mbledhura shkojnë për terapinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

‘Tungjatjeta...jetë’ është një program social që ofron shërbime në shtëpi për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Përmes ekipeve lëvizëse të specialistëve, punohet jo vetëm me fëmijën me aftësi të kufizuara, por me të gjithë familjen e tij, ku një rol të rëndësishëm luajnë prindërit, e veçanërisht nënat.

Ekipe specialistësh, të përbërë nga fizioterapistë, logopedë, punonjës socialë dhe psikologë, udhëtojnë çdo ditë drejt zonave të thella të Librazhdit, Përrenjasit, Dibrës e Bulqizës dhe vizitojnë në çdo shtëpi mbi 123 fëmijë me aftësi të kufizuara.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe JUMBO, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjatë vitit 2020, Grupi BALFIN ka kontribuar me afërsisht 1 milion euro në mbështetje të një numri të madh kauzash sociale, duke ndikuar në fusha të ndryshme, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, fëmijët, fatkeqësitë natyrore, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco