Historia përsëritet/ Burri tërheq zvarrë qenin deri në ngordhje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

Historia përsëritet/ Burri tërheq zvarrë qenin deri në ngordhje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

10:53, 24/02/2021
A+ Aa A-

Vetëm muajt e fundit, jemi ndeshur me dhjetëra raste keqtrajtimi të kafshëve,  në mënyra nga më mizoret, nga duart e njeriut.

Pas disa rasteve ku qytetarët kanë tërhequr qentë zvarrë me makinat e tyre, pa arsye ose për ‘arsye’ nga më banalet, vetëm pak ditë ma parë vëmendja shkoi në Pogradec, ku Bashkia zgjodhi 'mënyrën e saj' për eliminimin e qenve endacakë, duke i lidhur me zinxhirë në një vend të shkretë, pa ushqim dhe ujë, në temperatura -12 gradë celcius, deri në ngordhje.

Por, duket se pavarësisht faktit që këto raste po denoncohen nga ato pak njerëz që luftojnë për të drejtat e kafshëve, ndërgjegjësimi tek njerëizt nuk po vjen, ose po vonon aq shumë, duke kushtuar kështu, shumë jetë katër-putroshësh.

Rasti i radhës vjen nga qyteti i Lushnjës.

Vetëm pak minuta më parë, në redaksinë e JOQ kanë mbërritur disa foto të një qeni fatkeq, i cili është tërhequr zvarrë me makinë,  në aksin rrugor Lushnjë –Rrogozhinë.

Fotot janë bërë nga një qytetare, e cila fatkeqësisht, e pati të pamundur të njoftonte policinë.

Qytetarja, e prekur, tregon se nuk arriti të shpëtonte dot qenin, dhe se në momentin që automjeti ndaloi, ai vazhdonte të ishte gjallë.

Mesazhi i plotë i qytetares:

"Të lutem denoncim, vazhdojnë teërheqjet e kafshëve në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë. Keta janë kriminele, ne pamundesi per te torturuar njerez, torturojne kafshe. S’kam oferte se do merrja policine. Qeni ishte gjithe demtime ne trup, i rrahur, i keqtrajtuar. Ngordhi ne ate moment qe shkova une. U mundova me uje te ngrohte, por fatkeqesisht ngordhi."

    Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Animal Rescue Albania me anë të këtij postimi.

    VEMENDJE JU LUTEMI

    Jemi te rrethuar cdo dite nga njerez mizor me rrezikshmeri te larte shoqerore kudo.

    Njerez qe torturojne dhe masakrojne kafshe ne mes te dites ne sy te te gjitheve pa i hyre gjemb ne kembe. Sepse respektimi i ligjit dhe ndergjegjia shqerore nuk EKZISTOJNE NE KETE VEND. Jane thjesht opinion.

    Kemi nevoje per ndihme ligjore. Pasi te vetem, me urgjenca cdo dite nuk kemi mundesi te ndjekim keto raste. Ka ardhur koha te reagojme dhe ndjekim ligerisht keto akte mizore ndaj kafsheve.

    Kushdo ka mundesi te na ndihmoje ju lutemi na kontaktoni.

    Keto foto jane aportuar sot ne privat. Ngjarja mesojme se ka ndodhur ne aksin Rrogozhine-Lushnje. Nje person ka terhequr me litar nje qen qe me shume gjasa duhet te jete qeni i tij pasi ka dhe qafore.

    Personi raportues njofton se dhe pse ka tentuar te ndihmoje qenin ka qene e pamundur per shkak te plageve te medha.

    Kerkojme nga autoritetet, Drejtoria e Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugore per verifikimin e rastit dhe bejme thirrje Policise se Shtetit per hetimin dhe zbardhjen e ketij akti qe perben pervec shkelje te rregullave te Qarkullimin Rrugor dhe veper penale.

    Na ndihmoni te identifikojme sakte vendin.

    SHPERNDANI KETE POSTIM PASI KAQ I DETYROHEMI KETYRE KRIJESAVE TE PAMBROJTURA.

    Email : policiaeshtetit@gmail.com

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 24/02/2021 19:18

    Keta njerez Duhet te mbyllen ne psiqiatri.Keta jane pa shpirt.Prokuroria Duhet te reagooje fuqishem kundra ketyre personave.Ata te bashkise Pogradec Duhet te arrestohen.Ajo Cfare kane bere ata eshte gjenocid.Mallkuar qofshin

    Esmeralda 24/02/2021 14:58

    O plera njerëz o zemër katran ju daltë aty ku ju dhemb më shumë sa herë ai qenush ka renkuar aq herë paç ti te zeza në familjen tende.

    Albani24/02/2021 13:00

    Po mire me kaq trima ju duket vetja ketyre alabakeve legenave sa meren me qenie qe nuk kane mundesi te reagojne dot, po neqoftese jane kaq trima e te forte te meren me dike qe ka mundesi te reagoj apo skan byth qelbesirat.Skan buth se e dine qe ja fusin koqet ne dar.

    Shto koment

    Denonco