Presioni i lartë atmosferik zbut motin mbi Shqipëri Pamjet satelitore te motit sot ne oren 6:15

Presioni i lartë atmosferik zbut motin mbi Shqipëri

06:21, 24/02/2021
A+ Aa A-

Kontinenti europian po ndikohet nga presion i lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë . 

E Mërkurë, 24 Shkurt 2021

Moti do të moti  do të jetë me diell dhe mejgull në bregdet në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.

Temperaturat:

Zona malore 2/18

Zona e ulët 4/23

Zona bregdetare 8/23 gradë Celcius.

Kosova, e Mërkurë, dt 24 Shkurt 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 0 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16 gradë Celcius.

E Enjte, 25 Shkurt 2021

Moti do të moti do të mbetet pa ndryshime, pra do të jetë me diell vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat:

Zona malore 2/18

Zona e ulët 4/22

Zona bregdetare 8/21 gradë Celcius.

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco