‘Rritja e infeksioneve te të rinjtë’/ Rakacolli: Dyshime të forta për variantet e reja, presim rezultatet…

‘Rritja e infeksioneve te të rinjtë’/ Rakacolli: Dyshime të forta për variantet e reja, presim rezultatet…

20:07, 23/02/2021
A+ Aa A-

“Kemi dyshime të forta që në Shqipëri qarkullojnë dhe variantet e tjera, por ende nuk ka ardhur konfirmimi nga laboratorët në Londër”.

Kështu u shpreh zv.ministrja Mira Rakacolli në studion e ‘Ditari’ në A2 CNN, ku sipas saj kjo duket edhe në infektimin e më shumë njerëzve dhe të rinjve.

“Karakteristika është që infekton më shumë njerëz në të njëjtën kohë. Ai virus përzgjidhte të moshuarit, ndërsa tani kemi infektime në moshat e reja dhe në gjendje të rëndë. Këto kohë po demonstrohen fakte të tjera”.

Sa i takon vaksinimit, Rakacolli tha se janë edhe në bisedime me kompaninë Moderna, por edhe me vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit. Ajo deklaroi se procesi i vaksinimit mund të përmbyllet edhe para 14 muajve sikurse është objektivi për shkak të shtimit të dozave të vaksinave.

“Vaksinat do të jenë të certifikuara ne jemi në bisedime edhe për Modernën dhe ka vaksina të tjera që kanë mbaruar fazën e studimeve klinike dhe janë në prag të certifikimit do të përdorim ato vaksina të certifikuara nga EMA e FDA dhe ato institucionet që është e sigurt. Në krahasim me vendet e rajonit jemi mirë. Përditë po sigurojmë doza dhe po rrisim të vaksinuarit. Në skenarin më të mirë mendojmë me ato që kemi të sigurta që vaksinimi mbaron pas 14 muajsh që nga janari, por jemi më optimistë se mendojmë daljen e vaksinave të reja dhe Pfizer ka shtuar kapacitetet dhe besojmë shumë që do të arrijmë ta bëjmë dhe më përpara”.

Si drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se masat merren në bazë të të dhënave epidemiologjike, indikatorëve dhe në përputhje me situatën, duke shmangur pyetjen nëse do të kemi një karantinë tjetër. Krahasimi me një vit më parë, sipas saj nuk qëndron.

“Vendimet merren mbi bazën e të dhënave dhe atë që shkenca epidemiologjike na mëson. Këto masa merren në përputhje me situatën dhe si mund ta përballojmë me numrat që na paraqiten. Krahasimi me vjet nuk qëndron fare, nuk bëhet fjalë për raste ditore, por edhe mundësitë e sistemit shëndetësor. Kjo ishte sëmundje që e kapi gjithë botën të papërgatitur, pa mjete  mbrojtëse pa sistem shëndetësor dhe ishte sëmundje që gjunjëzoi sisteme shëndetësore të konsoliduara. Në atë kohë e vetmja mënyrë ishte parandalimi dhe ishte karantina, por kjo nuk mund të vazhdojë një vit. Ne duhet t’i përshtatemi kushteve të reja, duke përgatitur dhe spitale. Vendimi për t’u mbyllur ishte nga më të mirët që jo vetëm të mos binim në kolaps dhe i dhamë kohë sistemit të përgatitet e përballojë këto valë më së miri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco