Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Moti sot dhe nesër, çfarë po sjell anticikloni i Azoreve mbi Evropë

Moti sot dhe nesër, çfarë po sjell anticikloni i Azoreve mbi Evropë

06:21, 23/02/2021
A+ Aa A-

Kontinenti europian po ndikohet nga Anticikloni i Azoreve i cili do të mbajë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në vendin tonë mbi mesataren e muajit. 

E martë, 23 shkurt 2021

Moti do të moti do të vijojë  me diell kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -1/17

Zona e ulët 4/22

Zona bregdetare 6/22 gradë Celcius.

Kosova, e martë, dt 23 shkurt 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me diell dhe vranësira të pakta . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -1 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 15 gradë Celcius.

E mërkurë, 24 shkurt 2021

Moti do të moti do të mbetet pa ndryshime, pra do të jetë me diell vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.

Temperaturat:

Zona malore 2/18

Zona e ulët 4/24

Zona bregdetare 8/23 gradë Celcius./RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco