Situatë kritike/ 8 mësues dalin pozitiv me Covid në një shkollë brenda ditës

Situatë kritike/ 8 mësues dalin pozitiv me Covid në një shkollë brenda ditës

17:16, 22/02/2021
A+ Aa A-

8 mësues të shkollës 9-vjeçare ‘Meleq Gosnishti; në Patos, mësohet se kanë dalë pozitiv me Covid brenda një dite, çka ka detyruar zyrën e arsimit të marrë masa për vazhdimin online të mësimit për rreth 180 nxënës të ciklit të dytë, nga klasa e 6 deri në të 9-të. 

Midis mësuesve të infektuar është edhe drejtoresha e shkollës. 

Burime të sigurta kanë bërë me dije se sot në shkolle, pas javës së mësimit on line, janë rikthyer vetëm një pjesë e nxënësve të ciklit fillor, në bazë të skenarit të përcaktuar. Vendimarrja për kthimin e mësimit online për ciklin e dytë të nxënësvë të kësaj shkolle ka ardhur si nga drejtues të arsimit, ashtu edhe ata të shëndetësisë.  

Ky është rasti i parë në Patos, që pas nisjes së pandemisë, ku rezultojnë pozitiv me Covid një numër kaq i madh mësuesish brenda një dite, duke çuar në ndryshimin e rrjedhës normale të mësimit në këtë periudhë. 

Mësimi për nxënësit e ciklit të dytë do të vazhdoj online për dy javë, për të pritur më pas edhe vendimarrjen që do të merret.

Nga ana e bashkisë së Patosit janë marrë masat për dezinfektimin e mjediseve të shkollës dhe territorit që e rrethon atë.

Pothuajse çdo ditë, mësues dhe nxënës rezultojnë pozitiv me Covid në Fier, duke e renditur qarkun e dytë në rang vendi për nga numri i të prekurve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco